Sporti

Sadio Mane arrin marrëveshje me Bayern Munich, pritet të nënshkruajë kontratë tri vjeçare

06/01/2022 17:52
nga:Lorik J

Sadio Mane thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje trevjeçare me kampionin gjerman Bayern Munich.

Ylli i Liverpoolit ka vendosur të largohet Anfield pas gjashtë vitesh në klubin e Liverpoolit, përcjell GazetaBlic Sport.

Mane ka vendosur se dëshiron që Mynihu të jetë projekti i tij i radhës pas bisedimeve të drejtpërdrejta me shefin e Bayern-it, Julian Nagelsmann, sipas gazetarit të respektuar të Liverpool-it, DaveOCKOP në Twitter.

Megjithatë, të dy klubet nuk kanë arritur ende një marrëveshje transferimi për 30-vjeçarin.

Përfaqësues nga Liverpool dhe Bayern nisën bisedimet zyrtare dje.

/GazetaBlic Sport