Kanë përfunduar punimet e Kongresit dyditor të EPP-së ku është zgjedhur edhe kryetari i ri, Manfred Weber, raporton GazetaBlic.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa thotë se i dhuroi Weberit helmetën dardane’ në shenjë rikujtimi për të mbajtur Kosovën gjithnjë në agjendën evropiane.
Abdixhiku thotë se gjatë këtyre dy ditë të punimeve është takuar edhe me liderë tjerë evropianë, ku edhe ka kërkuar mbështetje për Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin në Kie.
POSTIMI I PLOTË:
Kongresi dyditor i familjes më të madhe politike Evropiane EPP, përfundoi punimet sot. Dje zgjodhëm kryetarin e ri, z. Manfred ëeber i cili mori besimin e mbi 447 delegataëve nga gjithsej 502 delegatë të EPP-së.
Në një epokë të re të zhvillimeve të kontinentit të vjetër, zgjedhja e ëeber në krye të partive evropiane të qendrës së djathtë, është garancë e mirë për ecjen përpara të Evropës e vet Parlamentit Evropian. Manfred ëeber është një mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i parezervë i rrugëtimit tonë evropian. Atij i dhurova sot ‘helmetën dardane’ në shenjë rikujtimi për të mbajtur Kosovën gjithnjë në agjendën evropiane.
Gjatë dy ditëve të punimeve, pata rastin të takojë liderët evropianë. Përtej bisedave të përbashkëta në darkën e kryetarëve të partive, kryeministrave e Presidentëve të shteteve nën udhëheqjen e EPP, të shtruar nga nikoqiri holandez, z. ëopke Hoekstra, bashkëbisedova në veçanti edhe me Presidenten e Parlamentit Evropian, znj. Roberta Metsola; kryeministrin kroat – një mik i madh i Kosovës – z. Andrej Plenković; Ministren Federale të Austrisë për Evropë znj. Karoline Edtstadler; liderin e ri të CDU-së në Gjermani, z. Friedrich Merz. Një bisedë më të veçantë pata dhe me Bakir Izetbegović, ish anëtar i Presidencës Boshnjake e kryetar aktual i SDA.
Nga këta e liderët e tjerë, kërkova mbështetje për Kosovën – në liberalizim, në anëtarësim drejt Këshillit të Evropës e në ngritjen e vëmendjes së BE-së ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.


