Fernando Santos parashikoi përballjen me Spanjën, këtë të enjte në Seville për ndeshjen e Ligës së Kombeve.
Ai gjithashtu foli edhe për yllin e kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo, për të cilin dha një përkufizim të thjeshtë, përcjell GazetaBlic Sport.
Pasi u mendua për disa sekonda, trajneri i kombëtares portugeze e përshkroi Ronaldon me vetëm tre fjalë:
“Më i miri në botë”, tha Santos.
Vlen të theksohet se Portugalia dhe Spanja takohen nesër 20:45.
/GazetaBlic Sport


