Lajme

Gjendet pa shenja jete një 27-vjeçar në Deçan

06/01/2022 15:59
nga:Genita C

Një 27 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në komunën e Deçanit, më konkretisht në fshatin Carrabreg.

Rastin për GazetaBlic e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova, i cili tha se i njëjti është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Me të marrë informacionet, njësitë relevante kanë dalë në vendngjarje, ku më pas mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.