Sporti

Saha me kritika për drejtuesit e Manchester United: Duhet të ketë ndryshim në politikën e transferimeve të klubit

06/01/2022 15:42
nga:Mergim Rreci

Ish futbollisti i skuadrës së Manchester United, Louis Saha, ka komentuar politikën e transferimeve tek kjo skuadër.

Francezi tha se klubi duhet të ndrysojë formën në menaxhimin e futbollistëve, kjo pas largimit të fundit nga Pogba, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai u largua për të dytën herë në një transferim falas, pavarësisht se klubi shpenzoi afër 100 milionë euro në vitin 2016 për të.

“Patjetër që ka nevojë për ndryshime në mentalitet”, tha ai.