Analisti politik, Artan Muhaxhiri, vlerëson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të bëjë një analizë reflektuese për periudhën e deritashme. Sipas tij, domosdoshmëria e ndryshimeve është e qartë në disa sektorë.
Muhaxhiri në një prononcim për GazetaBlic, thotë se është herët të flitet për riformatizim të qeverisë në këtë kohë, pasi që, sipas tij, ky veprim do të interpretohej si dështim i vlerësimit të Kryeministrit Kurti për ministrat që do të zëvendësoheshin.
“Kryeministri Kurti duhet ta bëjë një analizë reflektuese, realiste dhe faktografike të raportit mes objektivave dhe arritshmërive qeverisëse për periudhën e deritashme. Në disa sektorë domosdoshmëria e ndryshimeve është e qartë, për shembull në shëndetësi. Mirëpo, ka raste ku përgjegjësia për mungesë rezultatesh nuk është gjithaq e qartë – si në diplomaci, pasi s’mund të thuhet me saktësi deri ku konvergojnë kompetencat e presidentes, kryeministrit dhe ministres. Parimisht, riformatizimi i qeverisë sjell regjenerim të resurseve politike dhe riorientim planifikues të energjive vendimmarrëse. Përveç ndryshimeve konkrete nëpër ministritë përkatëse, një qasje e tillë shërben si nxitje konkrete për ministritë tjera që t’i rrisin angazhimet dhe efektivitetin.Është herët të flitet për riformatizim të qeverisë në këtë kohë, pasi ky veprim do të interpretohej si dështim i vlerësimit të Kryeministrit Kurti për ministrat që do të zëvendësoheshin. Aktualisht, ai ka ende hapësirë manovruese për t’u mos u ofruar kundërshtarëve politikë këtë kënaqësi”, thotë Muhaxheri.
Nga ana tjetër, analisti politik, Shemsi Jashari, e vlerëson të duhur kërkesën e deputetit nga radhët e ‘Listës Guxo’, Haxhi Avdyli, për riformatizim të qeverisë.
Jashari në një prononcim dhënë për ‘GazetaBlic’, vlerëson se kërkesa e Haxhiut, dëshmonë se kjo qeveri nuk është duke performuar mirë.
Sipas tij, tashmë është e dukshme që ka një tension brenda koalicionit qeveritar në mes të Listës Guxo dhe Lëvizjës Vetëvendosje.
“Kërkesat për riformatizim të qeverisë nga vet eksponent të koalicionit qeveritar, dëshmojnë se kjo qeveri nuk është duke përformuar mirë, prandaj përveç opozitës që kritikon qeverisjën edhe vet pjestarë të këtij koalicioni nuk janë të kënaqur me punën e qevertisë. Kjo tregon qartë se, ka një tension dhe mospajtime brenda koalicionit qeveritar në mes të listës Guxo dhe Lëvizjës Vetëvendosje, qoftë për rezlutatët e dobëta të qeverisjës, qoftë për ambicjet e z.Haxhi Avdyli, për të marr pozicion ekzekutiv çka ka pretenduar edhe ne fillim të mandatit”, vlerëson ai.
Jashari nuk e përjashton mundësinë që qeveria po e përgatit terrenin për të zgjeruar koalicionin me subjekte të tjera.
“Një shpërfaqje e mospajtimeve edhe në publik, është një sinjal se kjo qeverisje është jo stabile dhe se po përgatit terrenin për të zgjeruar koalicionin me subjekte të tjera, duke krijuar një qeveri të gjërë ku AAK ose LDK do të bëhëshin pjesë e saj, për të përballuar arritjen e marrveshjës finale me Serbinë ose paralajmërim për zgjedhje të reja nëse z.Kurti përsëri i ik përgjegjësië për vendime të mëdha siç është marrveshja finale“, thotë ai.
Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se një riformatizim i qeverisë do të ishte i mirëpritur.Ai shtoi se nuk e di nëse ka plane që do të ndodhë diçka e tillë.
“A do të ketë nuk e di. Por a duhet të ketë, unë them që po”, thotë ai.“Do të ishte mirë të ndodh një riformatizim i qeverisë. Aty ku mungon energjia, pse mos të ketë riformatizim. Kur na ka rezultate sa duhet, duhet të kemi një rifreskim. Unë them që ka pasur sektorë ku ka pasur punë shumë të mirë. Por ndoshta ka edhe sektorë që nuk kanë performuar sa duhet dhe një riformatizim do të ishte i mirëseardhur. Unë tash nuk e di prej nga po vijnë këto ide pasi nuk kam dëgjuar asgjë konkrete”, ka thënë ai në T7.


