Lajme

Manastiri i Deçanit, Kurti: Ka shkelje procedurale të aktgjykimit, priftërinjtë e Kishës Ortodokse s`po duan të takohen me mua

06/01/2022 14:07
nga:N M

Shefi i Qeverisë Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur edhe për kërkesën e QUINT-it rreth tokës së manastirit në Deçan, raporton Gazeta Blic.

“Aktgjykimi i i kushtetueses? A nuk janë të ndarë pushtet, pse kaq shumë kërkesa në drejtim të Qeverisë kur pushtete janë të ndarë …. ka shkelje procedurale në aktgjykim… nuk është manastiri i Deçanit palë, është Kisha ortodokse… AKM nuk mund të na përfaqësoj neve pas shpalljes së pavarësisë e kemi AKP. Qeveria i mbahet drejtësisë, nuk angazhohemi në logjik pazaresh as brenda e as jashtë vendit. Nëse ka nevojë për më shumë komunikim e kemi shprehur gatishmërinë tonë, kam kërkuar nga priftërinjtë e kishës ortodokse të nisim dialog, ata nuk po e pranojnë këtë, priftërinjtë kishës ortodokse nuk po e kanë gatishmërinë të takohen me mua … janë takuar me të gjithë kryeministrat e më hershëm, përveç meje”, tha ai.

Haxhiu i përgjigjet Kurtit: “Kryeministri e paska humbur kontrollin, Albin për mashtrim dhe dilitantizëm je kampion!”