Në kuadër të ciklit të vizitave në komunat e vendit, presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, ka qëndruar në komunën e Pejës, ku u prit nga kryetari, Gazmend Muhaxheri.
Osmani e Muhaxheri vizituan ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta, e cila u mbajt në qendër të qytetit.
Presidentja Osmani pa nga afër pikturat e punuara nga këta fëmijë, me ç’rast u informua rreth punimeve të këtyre fëmijëve.Presidentja Osmani ua uroi 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve, të cilët pastaj i dhuruan një punim presidentes.


