Qendërmbrojtësi i West Ham, Kurt Zouma, u dënua në gjykatë këtë të mërkurë për keqtrajtim të një prej maceve të tij. Përveç shërbimit në komunitet, lojtari është i ndaluar të ketë mace për pesë vjet.
Pas një seance gjyqësore këtë të mërkurë, pasi kishte pranuar fajësinë një ditë më parë, së bashku me vëllain e tij, mbrojtësi është detyruar të kryejë 180 orë punë në dobi të përgjithshme dhe të paguajë tarifa gjyqësore në shumën prej 10 mijë eurosh. Vëllai Yoan u dënua me 140 orë shërbim në komunitet, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se në një video, e cila është filmuar nga vëllai i tij dhe e publikuar në rrjetet sociale më 6 shkurt, shihet 27-vjeçari francez duke qëlluar, shkelmuar dhe sulmuar një nga macet e tij. Më pas ai u gjobit nga klubi dhe u akuzua pas një ankese të paraqitur nga një shoqatë angleze që promovon mirëqenien e kafshëve. Në atë kohë ai ishte edhe jashtë kombëtares franceze.
A video obtained by The Sun shows Kurt Zouma kicking and hitting his cat.
What a scumbag!? pic.twitter.com/KOZ7hCB2Um
— Away Day Bible (@AwayDayBible) February 7, 2022
/GazetaBlic Sport/


