Lajme

Një grup tjetër afganësh largohen nga Kosova

06/01/2022 13:17
nga:N M

Një grup tjetër afganësh të cilat Kosova i ka strehuar përkohësisht janë nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është kumtuar nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, të mërkurën.

“Mbi 600 afganë të pritur përkohësisht në Camp Liya/Bondsteel janë larguar dhe do të kenë një shans të dytë për të ndërtuar jetë të reja në SHBA. Faleminderit Kosovë”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.

Kosova ka strehuar përkohësisht një numër afganësh me kërkesë të SHBA-ve.

Kjo pasi në gusht pushtetin ne Afganistan e morën talibanët, kjo pas vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për tërheqjen e trupave amerikane.

E afganët që bashkëpunuan me SHBA-të gjatë 20 viteve qëndrimi në Afganistan janë strehuar në vende të ndryshme të Evropës për t’i shpëtuar përndjekjes nga regjimi i Afganistanit.

Prapaskenat: Kështu pritet të kalojë në Kuvend Trusti!