Ilir Kërçeli, këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se nuk do të heq dorë nga Kosova, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ai e ka kot pasi Kosova është e pavarur dhe demokratike, aleate me perëndimin.
Postimi i tij i plotë:
Presidenti i Serbisë për tri mandate sa është në pushtet nuk e largoi asnjëherë nga kushtetuta e vendit te tij pikën për Kosovën.
I njëjti tani, për mandatin e ri betohet mbi premtimin që nga Kosova nuk do heqin dorë. Dhe po i njëjti, në ditët kur e gjithë bota vendos sanksione ndaj Rusisë, ai nënshkruan marrëveshje për blerje gazi, faktikisht marrëveshje për mbështetje të luftës edhe nga ana financiare.
Kot e ka, Kosova është e pavarur, është demokratike, me qeveri të pakorruptuar, dhe aleate me perëndimin.


