Lajme

Osmani: Presidenca nuk e merr vendimin për trustin

06/01/2022 12:12
nga:Gazeta Blic

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për medie tha se presidenca nuk e merr vendimin për çështjen e trustit.

Ajo tha se deputetët janë të lirë të marrin vendim që i mbron interesat e qytetarëve, pasi siç tha ajo, ata janë betuar se do të përfaqësojnë qytetarët.

“Presidenca nuk e merr vendimin për trustin. Deputetët i inkurajoj të marrin vendime që mbrojnë interesat afatgjata të qytetarëve, pastaj nëse kalon, atëherë do të vijë te unë për shqyrtim”, tha ajo.

Kurti flet për Trustin: Pensionet janë për pleqëri, ata që e sollën në Kuvend po manipulojnë