Sporti

Largimi i mundshëm nga Liverpool, Salah preferon të qëndrojë përsëri në Premier League

06/01/2022 11:39
nga:Mergim Rreci

Sipas The Athletic, nëse Mohamad Salah dhe Liverpool nuk arrijnë një marrëveshje për një kontratë të re, egjiptiani do të preferonte një transferim në një klub të Premier League.

Kontrata e tij aktuale me klubin skadon në verën e vitit 2023, duke e lënë të pasigurt të ardhmen e tij në klub, përcjell GazetaBlic Sport.

Pronarët e Liverpool insistojnë se duan ta mbajnë 29-vjeçarin, por koha po ecën pasi ai hyn në vitin e fundit të një kontrate që nënshkroi në verën e 2018.

Megjithatë, edhe një largim i mundshëm nga Liverpool nuk do ta largonte atë nga Premier League, sepse sipas The Atletic, ai preferon të qëndrojë në Premier League.

/GazetaBlic Sport/