Gareth Bale ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Real Madridi.
Sulmuesi uellsian, e ka konfirmuar këtë gjë para pak minutave me anë të një postimi, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai ka fituar 5 Liga të Kampionëve, 3 trofe të La Ligas, 1 Kupë të Mbretit, 3 Superkupa të Evropës, 1 Superkupë të Spanjës dhe 3 herë është shpallur kampion i botës për klube.
“Së bashku kemi mundur të krijojmë disa momente që do të jetojnë në historinë e këtij klubi dhe futbollit. Ka qenë një nder për mua. Faleminderit dhe HalaMadrid”, tha ai ndër të tjeera.
It has been an honour. Thank you! #HALAMADRID @RealMadrid pic.twitter.com/T7FL2LNRrD
— Gareth Bale (@GarethBale11) June 1, 2022


