Bayern Munich është skuadra e fundit që i është bashkuar garës për nënshkrimin e Raheem Sterling nga Manchester City.
Klubi gjerman mund të përdorë anësorin për të zëvendësuar sulmuesit e mundshëm që largohen, përcjell GazetaBlic Sport.
The Sun raporton se skuadra e Bundesligës është e interesuar për reprezentuesin anglez, i cili ka një vit të mbetur nga kontrata e tij me Cityn.
Sidoqoftë, Chelsea dhe Real Madrid po e shohin gjithashtu ish-yllin e Liverpool-it dhe mund të përpiqen ta nënshkruajnë atë këtë verë.
/GazetaBlic Sport/


