Gjysh e nip nga Podujeva janë shoqëruar në stacionin policor, pasi nipi i mitur ka publikuar fotografi në rrjete sociale me armën e gjyshit të tij.
Pistoleta me dy fishekë është konfiskuar.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet tutje në raportin 24 orësh.


