Sporti

Italia dhe Argjentina përballen sonte në superfinalen ndërkontinentale

06/01/2022 08:49
nga:Mergim Rreci

Menjëherë pas fitores së Italisë në Kampionatin Evropian lindi ideja për një duel mes dy kombëtareve që fituan dy kupat kontinentale, Evropianin dhe Copa American.

UEFA dhe CONMEBOL, dy federatat kontinentale kanë zyrtarizuar zhvillimin e një ndeshjeje mes dy fituesve të trofeve më të rëndësishëm të kontinenteve përkatëse, dhe dueli i parë i këtij kompeticioni të ri do të jetë ai mes Italisë dhe Argjentinës, duel ky që zhvillohet sot, përcjell GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me fituesin e kësaj ndeshje që do ta ketë privilegjin e kampionit ndërkontinental.

Ky takim zhvillohet në ora 20:45, në stadiumin “Wembley”.

/GazetaBlic Sport/