Lajme

Osmani vazhdon vizitat nëpër komuna, ky është destinacioni i radhës

05/31/2022 18:48
nga:Q R

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta vazhdojë nesër turin nëpër komunat e vendit.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani nesër do ta vizitojë Komunën e Pejës, që udhëhiqet nga ish-bashkëpartiaku i saj, Gazmend Muhaxheri, shkruan GazetaBlic.

Me Muhaxherin, Osmani pritet të zhvillojë takim në orën 10:30.

Në orën 12:50, Presidentja Osmani për nder të Ditës së Fëmijëve, do ta vizitojë Ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta.

Në orën 13:20, do të ketë vizitë në MAT (Training Center for development of Mine Action Professionals).

Në orën 14:00, Osmani do ta mbjellë drurin e parë “Manuka” në Kosovë.

Në orën 16:45, Presidentja Osmani do të ketë takim me OJQ-të nga komunitetet joshumicë.

Ndryshe, në kuadër të këtij turi, Osmani deri tash ka vizituar Gjilanin dhe Mitrovicën. Vizitat i kishte ndërprerë shkaku i vizitave jashtë vendit./Reporteri.net

Komunikata e plotë e Presidencës

Në kuadër të ciklit të vizitave në komunat e vendit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, nesër ( e mërkurë, 1 qershor), viziton komunën e Pejës.

Me këtë rast, Presidentja Osmani do të ketë një varg aktivitetesh:

Në orën 10:30, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Vendi: Zyra e kryetarit të komunës;

Në orën 12:50, Presidentja Osmani për nder të Ditës së Fëmijëve, do ta vizitojë Ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta.

Vendi: Sheshi i Pejës, Qendra e qytetit;

Në orën 13:20, Presidentja Osmani do të ketë vizitë në MAT (Training Center for development of Mine Action Professionals).

Vendi: Rruga “Zhuj Selmani”, Nr. 93, Pejë (afër birrarisë Peja)

Në orën 14:00, Presidentja Osmani do ta mbjellë drurin e parë “Manuka” në Kosovë.

Vendi: Rruga 12 qershori 1999 , “Maja e zezë” në Pejë;

Në orën 16:45, Presidentja Osmani do të ketë takim me OJQ-të nga komunitetet joshumicë.

Vendi: Qendra Rinore në Vitomiricë;