Tottenham ka konfirmuar se ka nënshkruar me Ivan Perisic në një transferim të lirë.
Ylli kroat kishte qenë një objektiv kyç për Antonio Conte, pasi është i aftë për të luajtur një sërë rolesh në sistemin e tij, duke përfshirë mbrojtësin e krahut dhe mesfushorin sulmues, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin.
Në një deklaratë të Tottenham thuhet: “Ne jemi të kënaqur të njoftojmë transferimin e Ivan Perisic.
“Reprezentuesi kroat me shumë përvojë do t’i bashkohet klubit më 1 korrik pas skadimit të kontratës së tij me Inter dhe ka rënë dakord për një marrëveshje që do të zgjasë deri në vitin 2024”, shkruan klubi.
/GazetaBlic Sport


