Lajme

Analisti politik: Shpërfaqja e mospajtimeve ndërmjet VV-Lista Guxo, përgatitje e terrenit për të zgjeruar koalicionin me subjekte të tjera

05/31/2022 16:16
nga:Q R

Analisti politik, Shemsi Jashari, e vlerëson të duhur kërkesën e deputetit nga radhët e ‘Listës Guxo’, Haxhi Avdyli, për riformatizim të qeverisë.

Jashari në një prononcim dhënë për ‘GazetaBlic’, vlerëson se kërkesa e Haxhiut, dëshmonë se kjo qeveri nuk është duke performuar mirë.

Sipas tij, tashmë është e dukshme që ka një tension brenda koalicionit qeveritar në mes të Listës Guxo dhe Lëvizjës Vetëvendosje.

“Kërkesat për riformatizim të qeverisë nga vet eksponent të koalicionit qeveritar, dëshmojnë se kjo qeveri nuk është duke përformuar mirë, prandaj përveç opozitës që kritikon qeverisjën edhe vet pjestarë të këtij koalicioni nuk janë të kënaqur me punën e qevertisë. Kjo tregon qartë se, ka një tension dhe mospajtime brenda koalicionit qeveritar në mes të listës Guxo dhe Lëvizjës Vetëvendosje, qoftë për rezlutatët e dobëta të qeverisjës, qoftë për ambicjet e z.Haxhi Avdyli, për të marr pozicion ekzekutiv çka ka pretenduar edhe ne fillim të mandatit”, vlerëson ai.

Jashari nuk e përjashton mundësinë që qeveria po e përgatit terrenin për të zgjeruar koalicionin me subjekte të tjera.

“Një shpërfaqje e mospajtimeve edhe në publik, është një sinjal se kjo qeverisje është jo stabile dhe se po përgatit terrenin për të zgjeruar koalicionin me subjekte të tjera, duke krijuar një qeveri të gjërë ku AAK ose LDK do të bëhëshin pjesë e saj, për të përballuar arritjen e marrveshjës finale me Serbinë ose paralajmërim për zgjedhje të reja nëse z.Kurti përsëri i ik përgjegjësië për vendime të mëdha siç është marrveshja finale“, thotë ai.

Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se një riformatizim i qeverisë do të ishte i mirëpritur.

Ai shtoi se nuk e di nëse ka plane që do të ndodhë diçka e tillë.

“A do të ketë nuk e di. Por a duhet të ketë, unë them që po”, thotë ai.

“Do të ishte mirë të ndodh një riformatizim i qeverisë. Aty ku mungon energjia, pse mos të ketë riformatizim. Kur na ka rezultate sa duhet, duhet të kemi një rifreskim. Unë them që ka pasur sektorë ku ka pasur punë shumë të mirë. Por ndoshta ka edhe sektorë që nuk kanë performuar sa duhet dhe një riformatizim do të ishte i mirëseardhur. Unë tash nuk e di prej nga po vijnë këto ide pasi nuk kam dëgjuar asgjë konkrete”, ka thënë ai në T7.