Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral, mund të refuzojë një lëvizje te Atalanta për shkak të interesimit të skuadrave të Premier League për të, sipas raportimeve në Itali.
Reprezentuesi turk është i huazuar te ‘La Dea’, të cilët kanë mundësinë ta bëjnë marrëveshjen e përhershme për 20 milionë euro – mbi tarifën e paguar prej 2 milionë eurosh, përcjell GazetaBlic Sport.
Raporti shton se Juve po pret vendimin e Atalantas, ndërsa hezitimi i Demiral është pjesërisht për shkak të interesimit për shërbimet e tij nga klube të paidentifikuara të Premier League.
Pas dy sezonesh në Serie A , ai iu bashkua Atalantës në formë huazimi ku bëri 42 paraqitje në të gjitha garat.
/GazetaBlic Sport/


