Sporti

Marrëveshje me Aurelien Tchouameni, kjo pritet të jetë kontrata e tij me Real Madridin

05/31/2022 12:41
nga:Mergim Rreci

Real Madridi do t’i japë Aurelien Tchouameni një kontratë pesëvjeçare pasi të përfundojë transferimi i tij nga Monaco, sipas Marca.

‘Los Blancos’ gjithashtu shpreson të rrëzojë çmimin e kërkuar prej 80 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Lëvizja e 22-vjeçarit është pothuajse e përfunduar, thuhet në raport, megjithëse madrilenët po përpiqen të ulin tarifën që i paguajnë palës franceze.

Zyrtarizimi i tij thuhet se do të jetë i shpejt, me klubin që tashmë nuk dëshiron të bëjë një tjetër lëshim, ashtu siç ndodhi tek rasti Mbappe.

/GazetaBlic Sport/