Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës së Kosovës, Rrahman Jasharaj lavdëron qeveritë e kaluara për qasjen me sindikatat.
“Qeveria Haradinaj, Hoti e Mustafa asnjëherë nuk i kanë mbyllur dyert e dialogut për ne”, ka theksuar ai, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, në Qeverinë Haradinaj kur kanë hyrë në grevë, ai nuk është ndalur asnjëherë që të gjejë zgjidhje për tejkalimin e situatës.
“Herë jemi takuar me kabinetin e tij, herë na ka thirr në zyre, madje kanë ardhur edhe në sallën tonë, në Qendrën e Studentëve. Pra, vazhdonte greva, vazhdonte dialogu deri në gjetjen e zgjidhjes”, tha ai në Kanal 10.
Sipas tij, një qasje të tillë e ka pasur edhe Qeveria Hoti edhe Qeveria Mustafa.
Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj sindikatave./ Gazeta Blic


