Sporti

Karim Benzema shpallet futbollisti më i mirë i edicionit në Ligën e Kampionëve

05/31/2022 11:33
nga:Mergim Rreci

Dy futbollistët e Real Madridit, Karim Benzema dhe Vinicius, i kanë fituar dy çmimet kryesore në Ligën e Kampionëve.

Benzema është shpallur futbollisti më i mirë i edicionit, kurse Vinicius është shpallur futbollisti më i mirë i ri, shkruan GazetaBlic Sport.

Të dy futbollistët shkëlqyen me paraqitjen e tyre, duke arritur të fitojnë trofeun e 14-të me Real Madridin.