Sporti

Raphael Leao është dëshira e madhe e drejtuesve të Manchester Cityt

05/31/2022 11:55
nga:Mergim Rreci

Manchester City po synon të blejë sulmuesin e Milanit, Raphael Leao, sipas Foot Mercato.

Kampionët e Premierligës po e shohin 22-vjeçarin si një zëvendësues të mundshëm për Raheem Sterling, i cili mendohet të largohet nga Etihad Stadium këtë verë, përcjell GazetaBlic Sport.

Leao luajti një rol kyç në triumfin e Milanit në Scudetto 2021-22 dhe gjithashtu është lidhur me Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.