Rusia sot iu përgjigj pakos së fundit të sanksioneve të BE-së, duke thënë se Moska do të gjejë importues tjerë të naftës së saj.
Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, Mikhail Ulyanov, u përgjigj në Twitter, duke komentuar deklaratën e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Siç tha me të drejtë dje, Rusia do të gjejë importues të tjerë. Është e rëndësishme të theksohet se ajo tani kundërshton deklaratën e saj të djeshme. Një ndryshim shumë i shpejtë në mentalitet tregon se BE-ja nuk është në gjendje të mirë,” shkroi Ulyanov në Twitter.
Kujtojmë se liderët e shteteve anëtare të BE-së arritën marrëveshje për ndalimin e importit të naftës ruse që dërgohet me anije, njoftoi mbrëmë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Presidenti i Këshillit Evropian shtoi se presioni ndaj Rusisë do të vazhdojë deri në fund të luftës në Ukrainë.
As she rightly said yesterday, #Russia will find other importers. Noteworthy that now she contradicts her own yesterday’s statement. Very quick change of the mindset indicates that the #EU is not in a good shape. https://t.co/MEtjlphv2U
— Mikhail Ulyanov (@Amb_Ulyanov) May 30, 2022


