Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se ajo po e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin për gazin amerikan, ndërsa po heshtë për kundërshtimin e Kosovës ndaj gazit amerikan.
“Presidentja e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin për gasin rus e e heshtë JO-në e Kosovës (e thënë nga KM Kurti) për gasin amerikan?!? Ec e bjeri në fije!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.


