Lajme

Vjedhja me armë në Termocentralin Kosova A, roja u mbajt për 20 minuta nga të dyshuarit

05/31/2022 09:01
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vjedhjen që ka ndodhur në Termocentralin Kosova A në Obiliq.

Sipas policisë, derisa roja ka qenë tek kabina e tij kanë ardhë dy persona me kapela në kokë dhe të armatosur dhe të njëjtit nën kërcënimin e armëve e kanë mbajtur atë për 20 minuta duke e kanosur dhe fyer.

Nga aty, dyshohet se këta dy persona kanë vjedhë kabllo elektrike, vlera dhe sasia nuk dihen ende.

Rasti po hetohet dhe nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.