Lajme

Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri

05/31/2022 08:55
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka dhënë detaje për plagosjen e mbrëmshme në Vushtrri. Siç njofton policia, transmeton Gazeta Express, i dyshuari mashkull ka shtënë në drejtim të viktimës mashkull duke e plagosur në të dy këmbët.

Policia njofton se viktimës fillimisht i është ofruar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë e më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë, nga ku është liruar.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja e më pas nga i dyshuari është sekuestruar një revole e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Gjithashtu një predhë e plumbit ka rënë në dritaren e një shtëpie, por përveç dëmtimit të dritares nuk ka pasoja në njerëz, thuhet në raportin e policisë.