Lajme

Lejuan të bashkëjetonin vajzën e djalin nën moshën 16-vjeçare, arresohen dy persona në Obiliq

05/31/2022 08:37
nga:G B

Dy persona janë arrestuar në Obiliq nën dyshimin se, në këmbim të parave, kanë lejuar fëmijët e tyre të bashkëjetojnë. Arrestimi i tyre ka ndodhur në pasditen e së hënës.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e përditshëm, ndërsa rasti është proceduar me procedurë të rregullt.

“OBILIQ 30.05.2022 – 15:58. Janë arrestuar dy të dyshuar mashkull dhe femër kosovare nën dyshimin se në këmbim të parave, para gjashtë muajve kanë lejuar bashkëjetesën e fëmijëve të tyre të cilët janë nën moshën 16 vjeçare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen, ndërsa viktima femër kosovare të kthehet tek prindërit e saj dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në komunikatë.