Sporti

Lukaku tek Inter, sot vazhdojnë negociatat mes palëve

05/31/2022 08:38
nga:Mergim Rreci

Romelu Lukaku dëshiron rikthimin te Interit dhe është gati të bëjë gjithçka për t’ia dalë.

Sulmuesi belg që u largua një vit më parë drejt Londrës për t’u bashkuar me Chelsea-n në një operacion që preku shifrën e 115 milionë eurove, nuk ka arritur të shprehë potencialin e tij në Premier League.

Sipas Sky Sports, avokati i tij do të takohet sot me drejtuesit e skuadrës italiane, atje ku kërkohet një marrëveshje e mundshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ka shënuar 8 gola në Premier League, kurse 2 gola në Ligën e Kampionëve me fanellën blu.