Lajme

Zogaj: Vjosa Osmani ka harru që është presidente, ka përfundu në stilin e një militanteje partiake

05/30/2022 23:53
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar pas deklaratave të presidentes Osmani në lidhje me marrëveshjen Putin- Vucic, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, Osmani ka përfundu në stilin e një militanteje partiake, duke harruar që është presidente.

Postimi i plotë:

Kjo ka harru komplet qe eshte presidente e nje vendi. Ka perfundu ne nje stil te nje militanteje partiake ne te njezetat e veta.

As aktivistet e te drejtave te njeriut nuk sillen ne kete menyre.

Cohet e klasifikon Putinin kriminel lufte, sikur t’i kishte mbrapa nja 2000 koka berthamore dhe se kurre nuk do t‘i vije radha Rusise qe ta pengon Kosoven ne te ardhmen.