Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti që është grumbulluar për herë të parë me “Dardanët” ka folur para ndeshjeve të qershorit.
Sahiti për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës thotë se po ndjehet mirë dhe që ka cilësi në ekipin e Kosovës.
“Është ndjenjë e mirë ta përfaqësoj Kosovën. Është grumbullimi im i parë dhe do të mundohem ta jap maksimumin. Shihet që ka cilësi në ekipin e Kosovës. Kemi bërë katër ditë stërvitje së bashku dhe po ndjehemi mirë pas sezoneve të mira që kemi pasur me skuadrat tona. Shpresojmë në fitore ndaj kundërshtarëve tanë”.
“Me Hajdukun fituam Kupën dhe jam grumbulluar te Kosova me një motiv të madh. Shpresoj ta ndihmoj Kosovën. Tifozët ‘Dardanët’ janë lojtari i 12-të për ne dhe besoj se do të kemi përkrahje të madhe e neve na mbetet t’ua kthejmë me fitore”, deklaroi ai.


