Sporti

Brozovic mbreti i kilometrave, Asllani në “top 10” para Barella të Interit

05/30/2022 20:41
nga:Lorik J

Kristjan Asllani është në listën e 10 lojtarëve me më shumë kilometra të bërë në ndeshjet e Serie A.

Mesfushori i kombëtares shqiptare përshkon më shumë kilometra edhe se Nicolo Barella i Interit.

I pari në renditje është një lojtar i zikaltërve, Marcelo Brozovic, të cilin ata duan ta zëvendësojnë pikërisht me shqiptarin e Empolit.

Në vend të dytë është Sergej Milinkovic-Savic i Lazios, kurse i treti Morten Thorsby i Sampdorias. / abcnews