Kabineti për Qeverisje të Mirë nga Partia Demokratike e Kosovës ka për qëllim të ofrojë opozitarizëm konstruktiv karshi Qeverisë dhe të shoh se a po mbrohen interesat e qytetarëve, ka thënë Besa Kabashi – Ramaj, koordinatore për Siguri nga ky Kabinet.
Ajo ka sqaruar se PDK-ja këtë model të opozitarizimit e ka marrë nga Anglia.
“KQM është një model që është bërë nga Anglia, formë e opozitarizmit konstruktiv karshi një qeverisje. Qëllimi është të mbrohen interesat qytetare që të sigurohet që Qeveria është duhet të përmbushë premtimet që ia ka dhënë qytetarëve që ka marrim mandatin. Një pjesë e KQM do të ketë të bëjë me opozitarizëm konstruktiv siç po e shohim PDK dhe ekipi me shumë ekspertë ka muaj të tërë që shtyn çështje të rëndësishme që prekin jetën e qytetarëve qëllimi i PDK-së është që të shtyjë çështje që të trajtohen siç duhet”, tha ajo.
Tutje, Kabashi – Ramaj thotë se subjekti politik që ajo i takon, vazhdimisht ka shtyrë përpara çështje që i prekin direkt qytetarët – duke përmendur rastin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike.
“Po mendoj që qytetarët gradualisht kanë filluar me kuptu do ta kuptojnë më shumë që një opozitarizëm nuk do të jetë i dhunshëm opozita ka për detyrë të luaj rolin e vetë karshi krijimit të transparencës për çështje që i prekin qytetarët dhe se si vepron Qeveria karshi çështjeve gjithashtu PDK para se të krijojë kabinetin ka qenë aktive dhe konstruktive në trajtimin e çështjeve siç ishte çështja e energjisë dhe besoj në të gjitha çështjet për të gjitha dikasteret që i ka brenda QKM do ta vazhdojë një qasje konstruktive opozitare që do të prodhojë rezultate nuk do të jetë u dhunshme por shumë civile e civilizuar dhe do të vazhdojë të bëjë ndryshimin të cilin qytetarët e Kosovës meritojnë ta shohin”, tha ajo. /teve1.info/


