Sporti

ZYRTARE: Abramovich shet Chelsean, presidenti i ri i klubit është miliarderi, Todd Boehly

05/30/2022 17:09
nga:Lorik J

Roman Abramovich ka përfunduar shitjen e Chelseat tek miliarderët Todd Boehly.

Chelsea ka konfirmuar se ky proces i shitjes filloi më 2 mars, kur Abramovich njoftoi synimin e tij për të shitur Klubin pas 19 vitesh të suksesshme pronësie. Në shitjen e klubit, Abramovich përcaktoi se pronari i ri duhet të jetë një president i mirë i klubit, të ardhurat neto nga shitja duhet të dhurohen për bamirësi dhe se ai nuk do të kërkonte shlyerjen e borxhit nga ta, përcjell GazetaBlic Sport.

Chelsea poashtu ka konfirmuar se Clearlake-Boehly tani është në kontroll të klubit.

“Roman Abramovich ka përfunduar shitjen e Klubit tek Todd Boehly dhe Clearlake Capital”, konfirmohet në deklaratën e klubit.

/GazetaBlic Sport