Në një intervistë për Canal +, braziliani Neymar është shprehur i kënaqur me qëndrimin e Mbappe dhe ka shfrytëzuar rastin të flasë edhe për Messin.
“Leo Messi kaloi shumë vite te Barcelona. Është e vështirë të përshtatesh. Është e vështirë të ndryshosh ekipe dhe qytete. Gjithashtu, ai erdhi me familjen e tij. Gjuha është gjithashtu e ndryshme. Ka shumë gjëra konfuze. Ka rëndësi edhe stili i lojës së skuadrës, me lojtarë që nuk e kuptojnë si luan Messi”, tha sulmuesi brazilian.
Për Mbappé: “Isha shumë i lumtur që ai vendosi të qëndrojë. Mendoj se projekti i PSG-së është i duhuri për karrierën e tij. Është mirë që qëndron edhe disa vite, që përpiqet të fitojë një Champions League në vendin e tij, me ekipin e qytetit. Unë mendoj se ka bërë zgjedhjen e duhur. Ndoshta mund të ndryshoj mendje dhe do të luaj për një ekip tjetër në të ardhmen, por mendoj se vendimi për të qëndruar ishte i duhuri. Të kesh lojtarë si Kylian në ekip është gjithmonë shumë e rëndësishme”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


