Kryesia nuk ka pasur kuorum për shqyrtimin e pikave të rendit të ditës dhe caktimit të seancës së radhës të Kuvendit, raporton Gazeta Blic.
Këtë e bëri të ditur shefi i GP të PDK-së pas mbledhjes së kryesisë.
“S’kishte kuorum që të përcaktohet seanca e radhës, u dakorduam që vazhdimi i seancave të pikave të papërfunduara ta kemi të hënën e ardhshme dhe poashtu në ditën e hënën do ta përcaktojmë rendin e ditës për seancës e radhës në të cilën do të trajtohet edhe Trusti. Kjo është kërkesë e qytetarëve që e kemi adresuar ne që për një përqindje të caktuar t’iu jepet e drejta qytetarëve të kenë qasje në këto mjete që këtë periudhë që jemi duke e kaluara me vështirësi si rezultat i ngritjes së çmimeve, ta kalojnë sa më lehtë”, tha ai.
“Kjo pikë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Shpresojmë që edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj të reflektojnë karshi kësaj kërkese të qytetarëve. Kjo duhet të shihet si një angazhim i përbashkët që qytetarët ta kalojnë sa më lehtë krizrën”, u shpreh Tahiri.


