Sporti

Liverpool po përgatit kontratë të ‘çmendur’ për Dembele, zbulohen detajet

05/30/2022 11:01
nga:E K

Liverpooli raportohet se është duke përgatitur një kontratë për t’ia ofruar Ousmane Dembeles.

Ditë më parë, mediat angleze dhe ato spanjolle raportuan se klubi anglez ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit.

“Fichajes” ka raportuar këtë diel se “Të Kuqtë” janë duke e përgatitur një kontratë katër-vjeçare për Demebelen.

25-vjeçari nga “Camp Nou” mund të largohet si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës, pasi kontrata e tij edhe zyrtarisht skadon më 30 qershor.

Paris Saint-Germaini e Bayern Munichi raportohet se janë dy klubet tjera të interesuara për shërbimet e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit.