Të shtunën mbrëma Real Madrid ka fituar për herë të 14-të Ligën e Kampionëve.
Los Blanco në “Stade de France” e mposhti Liverpoolin me shifra 1:0. Goli i fitores për madrilienët erdhi në minutën e 59-të me realizator Vinicius Junior.
Eden Hazard trying to give Toni Kroos' son champagne ???pic.twitter.com/h4pkQOd3cY
— Oddschanger (@Oddschanger) May 29, 2022
Por festa nga “mbretërit” nuk përfundoj në fushë, pasi ajo u zhvendos edhe në zhveshtore. Futbollistët e Real Madrid ishin duke kërcyer, por krahasim me këta të tjerët Hazardi ishte duke bërë tjetër gjë, edhe pse nuk luajti për asnjë minutë në finale.
Ylli belg ishte duke festuar me djalin e Toni Kroos. Hazard u përpoq t’i jepte djalit të Kroos shampanjë në festën e zhveshjes dhe gjermani e kapi në flagrancë.


