Sporti

Diar Prokshi largohet nga A&N, mbetet lojtar i lirë

05/29/2022 22:50
nga:Lorik J

Diar Prokshi është larguar nga skuadra prizrenase, A&N.

Pas përfundimit të sezonit, Prokshi është larguar nga skuadra ku kaloi vitin e fundit dhe tashmë është lojtar i lirë, shkruan GazetaBlic Sport.

Prokshi, i cili luan në pozitën e anësorit kreativ – tani ka mbetur lojtar i lirë dhe po pret ofertat për t’i shqyrtuar.

Pritet që në muajin e ardhshëm, ai të vendosë edhe për të ardhmen e tij në lidhje me sezonin 2022/23.

/GazetaBlic Sport