Nën moton “Për atdhe të pastër” një grup vullnetarësh nga Kosova e Shqipëria, të ndarë në 4 grupe, punuan për rreth 5 orë për pastrim të lumit Nerodime në Ferizaj, dhe hapësirave përreth, në një perimetër prej 3 kilometrash.
Në këtë ngjarje të pranishëm sipas organizatorëve ishin rreth 70 persona.
Aksione të tilla të pastrimit, u tha se do të ketë edhe në vazhdim si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.


