Rafael Nadal e shmangu me vështirësi humbjen në French Open, pasi u përball me Felix Auger-Aliassime.
Nadal mori një fitore 3-6 6-3 6-2 3-6 6-3 pas një ndeshje mjaft interesante, përcjell GazetaBlic Sport.
13 herë kampioni në Paris tani do të përballet me një revansh me rivalin e tij më të madh Novak Djokovic në çerekfinale, pasi serbi e mundi atë në gjysmëfinalen e vitit të kaluar.
Nadal dhe Djokovic do të takohen për herë të 59’të.
Ky ballafaqim do të zhvillohet të martën.
/GazetaBlic Sport


