Sporti

Robertson për trazirat para finales: “Ishte e tmerrshme për tifozët tanë, duhej të ishte një festë”

05/29/2022 20:39
nga:Lorik J

Mbrojtësi i majtë i Liverpoolit, Andy Robertson reagoi për trazirat që karakterizuan fatkeqësisht para-ndeshjen e finales së Champions League të luajtur dje.

Para ndeshjes tifozët e Liverpoolit u përballën me policinë franceze dhe ndeshja u shtye për 36 minuta, teksa kishte shumë probleme të raportuara nga “Reds”, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ishte e tmerrshme për tifozët tanë dhe për të gjitha familjet e pranishme në stadium”, tha fillimisht Robertson.

“Nuk ishte një përvojë e këndshme. Liga e Kampionëve duhej të ishte një festë, por nuk ishte. Përgatitjet ndoshta nuk kanë qenë aq të mira sa duhet, por jam i sigurt se do të hapet një hetim për atë që ka ndodhur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport