Lajme

Gucati letër për vdekjen e babait: Plumbi nuk më dha aq dhimbje sa lajmi që nuk më paske pritë

05/29/2022 16:54
nga:Q R

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati nuk ka mundur të marr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij, Avdullah Gucati i cili vdiq të premten.

Përmes një letre të dërguar familjes së tij nga Haga, ka shprehur pikëllimin e tij me rastin e vdekjes së të atit.

Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit ka publikuar letrën e tij ku këtë vdekje ai e cilëson “se plumbi që i mbet në trup nga lufta nuk i la dhimbje sa lajmi për vdekjen e babait”.

Postimi i Musli Gucatit në Facebook:

Letër nga Hysi me rastin e vdekjes së Gjyshit

Babë sot nuk i paske prit shokët si çdo herë tjetër

Me thanë që portreti ytë i priti të dera,

të ajo derë e shpisë që sditi kurrë me u mbyll

Që edhe Kur kulluan gjak plagët bashkë i kemi ndrydhë,

Unë plagët e tua e ti plagët e mia

Duke qesh me thojshe kështu bir e don liria

Shumë herë Shokve ni fjalë jau ke thanë

Ta kisha plumbin që ka Hysi në trup

Kurrë nuk e kisha larguar, kujtim të lirisë e kisha lanë

Eh ta kisha ditë që ky plumb nuk me dha aq dhimbje

Sa dhimbje me dha lajmi që nuk me paske prit

Të kisha shok lufte shok shpirti e shok lirie

Pusho Babë në amshim larg çdo padrejtësie.