Lajme

Rrëzohet pema, bllokohet një anë e aksit Korçë-Pogradec

05/29/2022 14:39
nga:G B

Era e fortë ka rrëzuar një  pemë në afërsi të fshatit Bulgarec, përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec.

Raportohet se për pasojë është bllokuar kalimi i mjeteve në njërin sens të rrugës.

Pritet ndërhyrja e mjeteve të bashkisë për heqjen e pemës nga rruga nacionale dhe normalizimin e qarkullimit.