Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët blejnë produkte ushqimore, qoftë me afat të skaduar e qoftë të mykura, edhe nëse afati nuk u ka skaduar.
Një qytetar ka blerë bukë në marketin Viva Fresh Store në Prizren dhe ajo ka rezultuar të jetë e mykur, raporton Gazeta Blic.
Videon të cilën e ka dërguar në Gazeta Blic, e tregon bukën e mykur.
Ngjarja ka ndodhur dje dhe qytetari ka treguar se ka thirrur Policinë dhe Inspektorët.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet./Gazeta Blic/


