Lajme

Përmbyset autoboti në hyrje të Himarës, shoferi në spital

05/29/2022 13:54
nga:G B

Aksident në hyrje të Himarës. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 11:45, në aksin rrugor Himarë–Dhërmi, në vendin e quajtur “Kthesa e Vishës”.

Një mjet autobot me drejtues R. Dh., rreth 60 vjeç, ka devijuar nga rruga duke u përmbysur në anë të saj e për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobotit, i cili ndodhet në Spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.