Real Madrid triumfoi dje ndaj Liverpoolit në finalen e Champions League që u mbajt në Paris.
Liverpool pësoi humbje me rezultat 0-1, me goditjen e vetme në portë të Los Blancos në drejtim të Alisson Becker, shkruan GazetaBlic Sport.
Vinicius ishte realizatori i golit të triumfit të Real Madrid.Pavarësisht se shënoi golin e fitores, Vinicius mbeti nën hijen e portierit, Courtois i cili pati super paraqitje me pritje vendimtare ndaj Liverpoolit.
Për këtë paraqitje e përgëzoi edhe ish portieri i Realit, Casillas i cili tha se nuk ka parë performancë më të mirë se të belgut në finale të Champions League.
“Nuk kam parë një portier kaq të vendosur në një finale të Ligës së Kampionëve për një kohë të gjatë. Thibaut tregoi nivelin e tij të lartë të lojës”, ka thënë Casillas.
/GazetaBlic Sport/


