Lajme

Kapet i dënuari shqiptar në Itali

05/29/2022 12:09
nga:G B

Bie në prangat e policisë një shqiptar në Itali.

Ndaj tij kishte një urdhër arresti dhe një dënim me 9 vite e 6 muaj burg.

Sipas mediave vendase, 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim për disa vepra të ndryshme penale si trafikimi i lëndëve narkotike, zhvatje dhe grabitje në qytetet e Orsogna, Canosa Sannita, Filetto, Miglianico dhe Francavilla al Mare në vitin 2014.

Pasi u vu në pranga ai u dërgua në burg për shlyerjen e dënimit si dhe për gjykim për arratisje dhe shmangie të drejtësisë.